Euroliga e refuzon për momentin ofertën e bërë nga NBA

Basketboll

Euroliga e refuzon për momentin ofertën e bërë nga NBA

Më: 6 tetor 2026 Në ora: 15:29
Pamje

Trembëdhjetë klubet e EuroLeague kanë refuzuar ofertën e NBA-së për të blerë kompeticionin.

Disa nga këto klube e kanë përshkruar ofertën si “të papranueshme” dhe “kolonialiste” ndërsa pronarë të tjerë besojnë se NBA duhet ta përmirësojë ndjeshëm ofertën e saj nëse dëshiron që negociatat të vazhdojnë.

 Burimet e cituara nga “SDNA” thonë se Barcelona e konsideroi propozimin një “shaka”, ndërsa Real Madrid i dhë edhe 30 ditë kohë NBA-së që të paraqiste një ofertë të re.

Olympiacos ka kundërshtuar propozimin që në fillim, ndërsa Panathinaikos kërkoi të rinegocionte kushtet me NBA-në, duke shprehur mbështetje për konceptin e ri, një qëndrim i ngjashëm me atë të Fenerbahçes.

Ndërkohë, Armani Milan dhe Baskonia thuhet se mbështetën ofertën aktuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat