Ja skuadrat që do të luajnë për trofeun e Superkupës

Basketboll

Ja skuadrat që do të luajnë për trofeun e Superkupës

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 12:34
Pamje nga ndeshja

Pas ndeshjeve të Kupës së Federatës në basketboll, që nxorën fitues ekipet e Besëlidhjes për meshkuj dhe Flamurtarit për femra, ditën e enjte do të luhen dy ndeshjet finale të Superkupës.

Në këtë event luajnë ekipi kampion dhe ai fitues i Kupës së Shqipërisë (ose finalisti).

Kështu, për femra do të luhet ndeshja Flamurtari-Tirana, ndërsa për meshkuj do të luhet sfida Besëlidhja-Tirana.

Sipas FSHB-së, të dyja takimet do të zhvillohen në sallën e lojërave “Feti Borova” në kryeqytet. Pas këtij eventi do të nisë Superliga, kampionati kombëtar për sezonin sportiv 2026-2027.

Superkupa (8 tetor)

Femra, Flamurtari – Tirana, 16:30

Meshkuj, Besëlidhja – Tirana, 19:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat