Peja 03 fiton Superkupën e femrave

Basketboll

Peja 03 fiton Superkupën e femrave

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 12:35
Peja 03

KBF Peja 03 është fituese e Superkupës së Kosovës për Femra, pasi në finale triumfoi bindshëm ndaj KBF Bashkimit me rezultat 90:58.

Pejanet dominuan ndeshjen në “Karagaçi”, duke kontrolluar sfidën dhe duke e kurorëzuar mbrëmjen me trofeun e Superkupës.

Në radhët e Peja 03 shkëlqeu Camryn Hill, e cila e përfundoi finalen me 31 pikë dhe pesë kërcime. Alexis Tolefree kontribuoi me 18 pikë,.

Kai Cook me 16, ndërsa Brittiney Seymour shtoi 15 pikë, derisa te Bashkimi, më e dalluara ishte Enisa Kamerolli me 16 pikë, ndërsa Alexis Tucker realizoi 13 pikë.

Me triumfin 90:58, Peja 03 e fitoi Superkupën për të dytin vit radhazi, pasi edhe edicionin e kaluar kishte triumfuar në këtë garë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat