Klubi i basketbollit Trepça, kampion i Kosovës, starton me humbje në garat evropiane, përkatësisht në kuadër të Grupit A në Europe Cup.
Mitrovicasit, para shikuesve të vet, pësuan humbje me rezultat 91:77 (28:12, 17:27, 22:18, 24:20) nga klubi grek Promitheas.
Çereku i parë ishte fatal për mitrovicasit, kur mysafirët avancuan me 16 pikë (28:12).
Te Trepça u dallua Kevin Bracy-Davis, i cili realizoi 25 pikë, ndërsa Shawn Jones shtoi 13 pikë.
Te skuadra greke, New Williams ishte më efikasi me 18 pikë.
Trepça do të kërkojë fitoren e parë në ndeshjen e radhës në garat evropiane.