Dramë në Prizren, Myles trim i fitores së Bashkimit ndaj klubit nga Letonia

Basketboll

Dramë në Prizren, Myles trim i fitores së Bashkimit ndaj klubit nga Letonia

Nga: K.Goca Më: 7 tetor 2026 Në ora: 20:53
Pamje nga ndeshja

Përballje e fortë në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.

Bashkimi i Prizrenit ka shënuar fitore me rezultat 79:77 (27:24, 13:16, 24:19, 15:18) ndaj klubit nga Letonia, Valmiera Glass Via, në ndeshjen e parë të Grupit F të Europe Cup në basketboll.

Në minutën e 37-të rezultati ishte 70:72 për mysafirët, por një treshe bëri që Bashkimi të kalojë në epërsi, 73:72.

Në minutën e fundit u barazua rezultati, 74:74.

Një tjetër trepikësh dhe rezultati u bë 77:74, pastaj 77:77.

12.7 sekonda para përfundimit të takimit, topi ishte në pronësi të Bashkimit dhe Myles, në qindtat e sekondës së fundit, gjuajti bukur dhe shënoi për fitoren e madhe, 79:77.

Divine Myles shënoi 21 pikë, i ndihmuar nga Jajuan Johnson me 16 dhe Adrio Bailey me 14.

Te mysafirët u dallua Bryce McBride me 25 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat