Jeta Zeka bëhet gjyqtarja e parë nga Kosova që gjykon në EuroCup

Basketboll

Jeta Zeka bëhet gjyqtarja e parë nga Kosova që gjykon në EuroCup

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 15:05
Jeta Zeka

Basketbolli i Kosovës po shënon një tjetër moment të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Jeta Zeka bëhet gjyqtarja e parë femër nga Kosova që do të ndajë drejtësinë në garat evropiane të klubeve të FIBA-s.

Zeka, nga Peja, është nominuar për dy ndeshje të FIBA EuroCup Women 2026/27.

Paraqitja e parë më 14 tetor, në Itali, në përballjen mes Magnolia Basket Campobasso dhe Cinkarna Celje.

Më 21 tetor do të ndajë drejtësi në ndeshjen GEAS Basket – Panathinaikos A.C. në Milano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat