Flamurtari fiton Superkupën e Shqipërisë

Basketboll

Flamurtari fiton Superkupën e Shqipërisë

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 18:53
Pamje nga ndeshja

Flamurtari ka fituar Superkupën e Shqipërisë në basketboll për vajza.

Vlonjatet kanë mposhtur Tiranën me rezultatin 84-74 në finalen që u zhvillua në Parkun Olimpik “Feti Borova”.

Flamurtari nis më mirë ndeshjen dhe fiton periodën e parë me rezultatin 25-21.

Vlonjatet mbyllin pjesën e parë në avantazh 54-39.

Tirana mundohet të reagojë në pjesën e dytë, fiton periodën e tretë 21-17 dhe të katërtën 14-13, por nuk arrin që të përmbysë avantazhin e krijuar në pjesën e parë nga vajzat vlonjate.

Pas Kupës së Federatës së fituar pak ditë më parë, Flamurtari fiton edhe Superkupën e Shqipërisë, duke treguar se mbetet skuadra për tu mundur këtë sezon në basketbollin e vajzave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat