Besëlidhja fiton Superkupën e Shqipërisë

Basketboll

Besëlidhja fiton Superkupën e Shqipërisë

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 21:08
Besëlidhja

Besëlidhja ka fituar Superkupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Lezhjanët kanë mposhtur Tiranën 82-71 në finalen që u zhvillua në Parkun Olimpik “Feti Borova”.

Perioda e parë ka qenë e luftuar dhe është fituar nga Besëlidhja me rezultatin 17-16. Lezhjanët dominojnë periodën e dytë, rrisin avantazhin dhe mbyllin pjesën e parë me rezultatin 44-36.

Bardheblutë reagojnë në periodën e tretë, të cilën e fitojnë me rezultatin 19-15. Lezhjanët fitojnë periodën e katërt 23-16 dhe të gjithë ndeshjen 82-71.

Pasi fitoi Kupën e Federatës, Besëlidhja fiton edhe Superkupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat