Në fillim të ndeshjeve përgatitore para nisjes së sezonit të ri në NBA, tifozët e Dallas Maveriks kanë arsye për t’u gëzuar, pasi më në fund në parket rikthehet Kajri Irving.
Dallas Maveriks humbi sot në Kinë nga Houston Rokets me rezultat 137:117, në ndeshjen e parë nga dy përballjet mes këtyre skuadrave. Megjithatë, ndeshja e dytë do të jetë veçanërisht interesante për Dallasin, pasi pas një pauze prej 20 muajsh, në parket do të paraqitet edhe Kajri Irving.
Irvingu i këputi ligamentet e gjurit në mars të vitit të kaluar, gjatë ndeshjes kundër Sakramento Kings.
Pas këtij dëmtimi, ai iu nënshtrua një operacioni dhe nisi një periudhë të gjatë rehabilitimi.
Më në fund, pritjes së gjatë për Irvingun i erdhi fundi. Të dielën, në Makao, ai do ta veshë sërish fanellën e Dallas Maveriks dhe do të luajë kundër Houston Rokets.
Për Dallasin, rikthimi i Irvingut është një lajm i rëndësishëm para fillimit të sezonit të ri, pasi skuadra do të ketë përsëri në dispozicion njërin prej lojtarëve të saj kryesorë.