Rahoveci 029 është nën presionin e rezultatit pozitiv, ndërsa Sigal Prishtina synon të largohet me kokën lart nga palestra “Mizahir Isma” në Rahovec.
Përballja ndërmjet këtyre dy rivalëve zhvillohet sonte, nga ora 19:30.
Sigal Prishtina renditet në vendin e shtatë me 3 pikë, ndërsa Rahoveci 029 gjendet në fund të tabelës, po ashtu me 3 pikë.
Java e katërt e kampionatit pritet të jetë e rëndësishme për të dyja skuadrat.
Rahoveci 029 synon fitoren e parë të sezonit, ndërsa Sigal Prishtina kërkon fitoren e dytë.