Peja synon fitoren në Therandë, në përballjen ndaj Golden Eagle Yllit, ndërsa skuadra vendase është mobilizuar për të shënuar fitore para tifozëve të saj.
Klubi verdhezi do të ketë presionin e vendasve, të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë përparësinë e palestrës dhe të marrin pikët e plota.
Ndeshja zhvillohet sot, nga ora 17:00, në palestrën “13 Qershori” në Therandë.
Peja renditet në vendin e katërt me pesë pikë, ndërsa Golden Eagle Ylli zë vendin e gjashtë me katër pikë.