Tre përfaqësues të Kosovës me nominime nga FIBA!
Vlora Braha, Jeta Zeka dhe Xhelal Mumini do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare, pas nominimeve nga FIBA për ndeshjet e kualifikimeve dhe parakualifikimeve të EuroBasket-it të femrave.
Vlora Braha është delegate Teknike e FIBA-s në përballjen mes Danimarkës dhe Gjermanisë e cila luhet më 14 nëntor.
Jeta Zeka do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Maqedonia e Veriut dhe Estonia e cila luhet me 14 nëntor.
Xhelal Mumini si gjyqtar do të ndajë drejtësinë në sfidën mes Greqisë dhe Sllovakia,
Kjo ndeshje luhet me 14 nëntor, po ashtu do të ndajë drejtësinë në përballjen Mali i Zi - Izraeli e cila luhet më 17 nëntor.