Media kroate pas ndeshjes në Split: Torcida brohoriti për ekipin e Kosovës

Basketboll

Media kroate pas ndeshjes në Split: Torcida brohoriti për ekipin e Kosovës

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2026 Në ora: 23:15
Drilon Hajrizi e Adrion Pajaziti

Klubi i basketbollit Trepça ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Splitit, duke triumfuar me rezultat 78:69, në ndeshjen e xhiros së dytë të FIBA Europe Cup.

Kampionia e Kosovës zhvilloi paraqitje të shkëlqyeshme në palestrën “Gripe”, duke e mposhtur skuadrën kroate dhe duke dëshmuar se është e gatshme të përballet denjësisht në arenën evropiane.

“Ndeshja u zhvillua në një atmosferë interesante, ndërsa vëmendje të veçantë tërhoqën edhe tifozët mysafirë, të cilët mbështetën fuqishëm skuadrën mitrovicase.

Në tribuna u dëgjuan brohoritjet “Torcida Trepça”, emri i grupit të tifozëve që kishte udhëtuar për ta përkrahur ekipin nga Kosova”, ka shkruar mes të tjera media kroate “Slobodna Dalmacija”. 

“Pas ndeshjes, futbollisti i Hajdukut të Splitit, Adrion Pajaziti, u fotografua me lojtarët e Trepçës, duke i dhënë edhe një dimension futbollistik mbrëmjes evropiane të basketbollit në Split”, ka shkruar media kroate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat