Panathinaikos ende i pamposhtur, fitojnë edhe Fenerbahce, Real e Olympiacos

Basketboll

Panathinaikos ende i pamposhtur, fitojnë edhe Fenerbahce, Real e Olympiacos

Më: 15 tetor 2026 Në ora: 12:04
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur takimet e raundit të pestë hë Euroleague në basketboll për meshkuj.

Skuadra e Panathinaikos mbetet ende e pamposhtur, skuadra e vetme, që në mesjavë triumfoi 72-55 në fushën e Zrvena Zvezda.

Ndalesën e parë në Euroleague pësoi Valencia Basket, që u mund 102-97 në shtëpi nga kampionët në fuqi të Olympiacos.

Të dyja këto ekipe ndodhen në vendin e dytë, me nga katër fitore, bashkë me Fenerbahce.

Turqit fituan 99-80 ndaj Zalgiris Kaunas.

Euroleague-Raundi i pestë

Fenerbahce – Zalgiris Kaunas, 99-80

Villeurbanne – Crvena Zvezda, 82-84

Partizan Beograd – Panathinaikos, 55-72

Barcelona – Maccabi Tel Aviv, 90-87

Armani Milano – Real Madrid, 89-98

Baskonia Gasteiz – Dubai Basketball, 79-93

Valencia Basket – Olympiacos, 97-102

Hapoel Tel Aviv – Besiktas, 100-82

Anadolu Efes – Bayern Munich, 93-101

Paris Basketball – Virtus Bologna, 94-96

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat