‘Che Bari’, triumfon ne turneun e Streetballit ne Ferizaj

Basketboll

‘Che Bari’, triumfon ne turneun e Streetballit ne Ferizaj

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 12:25
Fituesit e turneut

Ferizaj ka dhënë Superfinalistin e parë, të kampionatit të 17-të të streetballit të Kosovës, Limak Streetball Kosova 2016. Është kjo skuadra nga Prishtina Che Bar, e udhëhequr nga Fikret Shatri, Fisnik Juniku, Albatrit Berisha dhe Adonis Morina, që në finale triumfoi ndaj skuadrës ferizajase “123”, me rezultat të thellë 20:8. Che Bari, dy herë kampion i Kosovës në Streetball, në tri vjetët e fundit, nuk pati asnjë disfatë, në rrugën drejt triumfit, në turneun e Ferizajt. ‘Che Bari’ do të përfaqësojë Ferizajin, në Superfinalen e 7 gushtit, që sivjet do të jetë nikoqir i përballjes, së tetë ekipeve më të mira. Enkas për këtë organizim, Kuvendi Komunal i Ferizajt, gjegjësisht kryetari Muharrem Sfarça, e ka rregulluar fushën e improvizuar në plato, para ndërtesës së Kuvendit Komunal, në mënyrë që streetballistat të kenë kushtet maksimale për lojë. 11 ekipe u paraqitën në turneun e Ferizajt, 5 në kategorinë amatore dhe 6 atë profesioniste. Siç e do rendi, garat i nisën streetballistët në kategorinë amatore, duke luajtur secili me secilin, në 10 duele. Në finale, u plasua skuadra pa humbje në këtë fazë, ekipi “Kuqezi”, që rrugës për finale mposhti skuadrat, Spo di, Blla Blla, White Hot dhe Te Luzha. Kuqezinjtë e përbërë, nga Diell Behra, Elvedin Plakiqi, Dimal Thaqi dhe Diar Vrella, në finale u ndeshën me ekipin Blla blla, të cilin e mposhten, 21:11 dhe fituan turneun e Ferizajit, në kategorinë amatore. Njëherësh ekipi Kuqezi, fitoi të drejtën të përfaqësojë Ferizajn, në Superfinalen që zhvillohet më 7 gusht. Ndërkohë, radha ishte për garat e konkurrencës profesioniste, me 6 skuadra pjesëmarrëse, të ndara në dy grupe. Pas ndeshjeve mjaft interesante në grupe dhe në gjysmëfinale, turneu i Ferizajt, mësoi dy finalistët, Che Barin, që nuk kishte asnjë humbje dhe ekipin 123 nga Ferizajt, që në grupe ishte ndeshur dhe kishte pësuar nga ekipi me streetballistët prishtinas. Në finalen e profesionistëve, Juniku e Matoshi që ende janë basketbollistë aktivë, duke pasur edhe ndihmën e trajnerit Fikret Shatri dhe Adonis Morinës, fituan edhe më lehtë, se në ndeshjen e parë, me rezultatin 20:8. Limak Streetball Kosova 2016, do të vazhdojë menjëherë të dielën, më 17 korrik, me turneun kualifikues të Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat