FBK fton në takim grupet e tifozëve nga anembanë Kosova

Basketboll

FBK fton në takim grupet e tifozëve nga anembanë Kosova

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 14:23
Pamje e kombëtares së Kosovës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) fton në takim të gjithë krerët e grupeve të tifozëve në vendin tonë, të cilët duan ta përkrahin Kombëtaren A të Kosovës në kualifikimet për Eurobasket 2017. Takimi do të mbahet të premten (19.08.2016) me drejtuesit e FBK-së në ora 13:30 në zyre të FBK-së, lagjen “Arbëria”, Kompleksi “Tregtia”, C2/11, Nr. 4 në Prishtinë. Qëllimi i takimit është organizimi dhe mobilizimi sa më i mirë i grupeve të tifozëve nga anembanë Kosova për kualifikimet historike të Kombëtares së Kosovës për Kampionatin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat