Basketbollisti i Kosovës fejohet, cingëron gotat...

Basketboll

Basketbollisti i Kosovës fejohet, cingëron gotat...

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2016 Në ora: 13:41
Eerris Nushi me të fejuarën cingërrojnë gotat

Koha e verës si gjithmonë njihet si kohë e fejesave dhe martesave të shumta. Basketbollisti Erris Nushi, që së fundi luajti për klubin Golden Eagle Ylli nga Theranda, u fejua me studenten nga Prishtina me prejardhje nga Gjakova, Emnesa Zhubi.  “E fejuara ime nuk është sportiste, por studente RIT/AUK Kosova”, tregon Nushi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Fejesa e tij është interesante, sepse ka bërë një foto sikur të ishin në presidencë. Ai tha se fejesa nuk do ta largojë nga sporti, pro do të bëjë edhe më të fortë në veprimtarinë e basketbollit. ”Mirëkuptimi dhe besimi janë baza e lidhjes sonë, kështu qe aspak nuk do e pengoj karrierën time si basketbollist”, thotë Nushi. Ai shihet në foto gjatë fejesës duke cingëruar gotat me të fejuarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat