Euroleague, fitojne Unics Kazan dhe Barcelona

Basketboll

Euroleague, fitojne Unics Kazan dhe Barcelona

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 15:40
Euroliga e Basketbollit

Euroliga e Basketbollit zhvilloi dy sfidat e para të raundit të pestë të ndeshjeve të sezonit të rregullt, ku spikati humbja e Fenerbahces me Unics Kazan. Në “Ulker Sports Arena” skuadra turke zhgënjeu para publikut të saj teksa u mposht 73 – 81 nga kundërshtarët rusë, të cilët në njëfarë mënyrë marrin frymëmarrje pas 4 humbjeve radhazi në sfidat e para. Për vendasit që drejtohen nga serbi Obradovic, kjo ishte disfata e parë, e cila erdhi në momentin e tyre më të mirë.

Paraqitja e shkëlqyer e amerikanit Langford, i cili reziloi në total 28, e ndihmoi shumë Unics Kazan që mori kryesimin që periodën e parë, por Fenerbahce u kthye me ritmin e duhur në periodën e dytë falë lojë së mirë të Dixon. Diferenca u bën në periodën e fundit madje në minutat e fundit të ndeshjes pas disa gabimeve radhazi të skuadrës turke.

Rkithehet të humbja pas dy fitoreve radhazi Maccabi i Tel Aviviut, që u dorëzua 69 – 79 brenda në “Menora Mivtachim Arena” nga Barcelona. Pas një pjesë të pare të ekulibruar, që u mbyll 18 -20 spanjollët morën një avantazh të lehtë prej 6 pikësh në fund të pjesës së parë. Në periodën e tretë Barcelona u shkëput 11 pikë, distance që i mjaftoi për të siguruar suksesin e tretë në 5 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat