Ish kampioni i botës firmos me Trepçën

Basketboll

Ish kampioni i botës firmos me Trepçën

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 11:59
Papadopoulos

Ish kampioni i botës Dimitrios Papadopoulos nënshkruan me KB Trepça nga Mitrovica. Ai  vjen në klubin e Trepçës si kampion bote, dy herë fitues i Euroligës, dhe 7 herë kampion me klubin Panathianikos!

Papadopoulos nga viti 2000 deri në vitin 2007 ka qenë ndihmës trajner i Zheljko Obradoviq në Panathinaikos. Gjatë kësaj periudhe ka fituar 7 here titullin e kampionit të Greqisë, 3 here kupën e Greqisë dhe 2 here Euro League.

Si trajner i parë ka punuar ne ekipet sikur se janë: Apollon Patras, AO Pagrati Athinë, AEK Athinë.

Nga viti 2005 deri me 2008 ka qene ndihmës trajner i reprezentacionit të Greqisë dhe fitues i medaljes së argjend në kampionatin botërorë të mbajtur në Japoni me 2006.

Papadopoulos së fundmi ka qenë trajner në ekipin tunizian ES Sahel me të cilin edhe e ka fituar kupen e shtetit.

Padyshim ky është trajneri më i mirë që ka shkelur në Kosovë prej vitit 2000 e deri më tani.

Kjo është një dëshmi e punës së kryesisë së Trepçës, e cila siç e kemi thënë, me një buxhet të vogël po arrin me mjaft sukses të menaxhoj punën e klubit, e cila për hatër të tifozëve Torcida, të cilët me të vërtetë e duan basketbollin, po bëjnë të pamundurën që ti kënaqin këta të fundit, raporton faqja e Superligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat