Sinani: Në Kosovë të huajt veç i marrin lekët dhe ikin!

Basketboll

Sinani: Në Kosovë të huajt veç i marrin lekët dhe ikin!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 nëntor 2016 Në ora: 18:27
Gazmend Sinani

Basketbolli në Kosovë nuk është edhe në ritmin si e parashikojnë të gjithë, por edhe nuk është aq keq. Më e keqja është se të rinjve nuk i jepet hapësira e merituar, ndërsa klubet e mëdha më shumë janë të përqendruar në angazhimin e trajnerëve dhe basketbollistëve nga shtetet e ndryshme. Basketbollisti Gazmend Sinani, një periudhë luajti në Sigal Prishtinë dhe pastaj vazhdojë në Bashkimin e Prizrenit, për t’u rikthyer në basketbollin turk përkatësisht në ekipin Mugla OrmanSpor që garon në Ligën e Parë. Sinani që luan në pozitën 4, pretendon se me ekipin turk do të arrijnë suksese të mëdha dhe premton edhe maksimumin në petkun e tij. Ai në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon se sa ka mundur të adaptohet në qytetin Mugla, si e sheh basketbollin e Kosovës dhe çfarë e brengosë më shumë.

“Bota sot”: A mendoni se keni bërë hapin e duhur që shkuat në klubin turk?

Gazmend Sinani: Edhe pse ekipi nuk është në pozitë të mirë për momentin, mendoj që për karrierën time është më mirë që jam ardhur këtu. Sepse është më lehtë me treguar veten dhe mundem më lehtë me arritur më shumë në karrierë se sa në Kosovë, edhe pse në KB Bashkimi kam qenë shumë mirë.

“Bota sot”: Cilat janë synimet?

Gazmend Sinani: Synimi im është me kaluar sezon të mirë dhe me vazhduar në ekipet e mëdha të Turqisë, pse jo edhe aty ku e kam nisur karrierën, në Fenerbahce, edhe pse është më lehtë për mua mbase e kam edhe nënshtetësinë turke.

“Bota sot”: Cila është jeta në qytetin Mugla?

Gazmend Sinani: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat