Nga nesër, me 7 dhjetor do të fillojnë punimet për ndërrimin e parketit në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Synimet janë që parketi të jetë ashtu si e kërkojnë standardet ndërkombëtare dhe t’i japin një pamje ashtu si i ka hije edhe palestrës. Drejtori i Departamenti të Sportit të Kosovës, Ibër Alaj, tha se parketi do të ndërrohet sipas standardeve ndërkombëtare. Sa do të kushtojë nëdrrimi i parketit?? “Sigurisht që pamja do të ndryshojë, bazuar në specifikimin teknik sipas standardeve FIBA Level 1, vlera investive është 120,000.00 euro!”, tha Alaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.