Euroleague, R. Madrid kthehet te fitorja, “ok” CSKA Moscow

Basketboll

Euroleague, R. Madrid kthehet te fitorja, “ok” CSKA Moscow

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:45
Euroleague

Reali i Madridit reagoi menjëherë pas humbjes me vetëm një pikë diferencë ndaj Fenerbahces, duke fituar 96-91 ndaj Zalgiris Kaunas në “Barclaycard Center” të Madrid në prani të mbi 10 000 shikuesve. Pavarësisht një pjese të parë të ekulibruar, që përfundoi në barazim 49-49, diferencën e bëri perioda e tretë me vendasit që realizuan 5 pikë më shumë, ndërkohë që në periodën e fundit lituanezët reaguan përkohësisht madje duke kaluar edhe në avantazh. Gjithsesi Reali i Madridit u tregua më i saktë në minutat e fundit për të sigruruar fitoren e 8-të në sezonin e rregullt.

Nuk ndalet CSKA e Moskës, që iu imponua 64 – 79 Olimpias së Milanos në “Mediolanum Forum”. Për moskovitët ky ishte suksesi i 10-të në 11 përballje gjithsej, cka reflektohet me vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Jakson dhe Kulagin me 14 pikë secili, rezultuan më të mirë mbi parket, ndërsa në radhët e skuadrës italiane Radjulica ishte i vetmi që i kaloi 10 pikë.

Në Ulker Sports Arena të Stambollit Fenerbahce kaloi 87 – 72 Crvena Zvezdan, me skuadrën serbe që pësoi humbjen e tretë radhazi. Ndërkohë Fenerbahce mbetet në vendin e tretë, mes grupit kryesues, me 8 fitore dhe vetëm 3 humbje.

Një humbje e papritur për Maccabin e Tel Avivit në “Menora Mivtachim Arena” ndaj Bamberg. 70-85 tregonte tabela elektronike në fund të sfidës, ku spikati italiani Melli me 27 pikë dhe 14 ribaund. Për gjermanët e Bamberg kjo ishte fitorja e dytë në sezonin e rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat