Derbi në Mitrovicë, Trepça për hakmarrje

Basketboll

Derbi në Mitrovicë, Trepça për hakmarrje

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 15:18
Basketbollistët e Trepçës

Në javën e 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll në program është derbi ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, që do të zhvillohet të shtunën (19.00) në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Skuadra nga Prizreni aktualisht është lidere e renditjes tabelare me 19 pikë, ku nga 10 ndeshje ka realizuar 9 fitore e 1 humbje.

Në anën tjetër Trepça ka grumbulluar 18 pikë, me bilanc prej 11 ndeshjeve të zhvilluara, 7 fitore e 4 humbje.

Në duelin e parë të luajtur ndërmjet këtyre dy ekipeve fitore kanë shënuar prizrenasit me shifrat 63:5, raporton Federata e Basketbollit e Kosovës.

Duke marr parasysh rivalitetin ndërmjet këtyre dy klubeve, atëherë pritet që të shtunën të jemi dëshmitarë të një tjetër dueli interesant në elitën e basketbollit.

Në njërën anë Trepça do të tentojë të hakmerret për humbjen e pësuar më parë, kurse në anën tjetër Bashkimi do të kërkoj të vazhdojë me ecurinë pozitive.

Ndërkohë në kuadër të kësaj xhiroje të premten Vëllaznimi e pret Kerasan Prishtinën duke filluar nga ora 19:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, kurse të shtunën Peja është nikoqire e Rahovecit, ndeshje kjo që do të luhet me fillim nga ora 17:00  në “Karagaçi”, si dhe të dielën është në program vetëm një takim, ku Golden Eagle Ylli është nikoqire e Sigal Prishtinës në palestrën “13 Qershori” në Therandë me fillim nga ora 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat