Euroleague, tjetër sukses për CSKA Moscow

Basketboll

Euroleague, tjetër sukses për CSKA Moscow

Më: 14 janar 2017 Në ora: 15:50
Euroleague

Cska e Moskës regjistroi një tjetër fitore në Euroleaguen e basketbollit pasi mundi me një rezultat të thellë italianët e Emporio Armani. Skuadra ruse në “Megasport Arena” arriti suksesin e 13-të në 17 ndeshjet duke triumfuar me shifrat 101-64, me francezi Nando De Colo, që ishte shënuesi më i mirë me 22 pikë, ndërsa 18 të tjera i shtoi dhe Vorontsevich. Galatasaray vuajti jo pak për mundur 87-79, Zalgiris Kaunas. Dy ekipet ishin në barazi të plotë 17-17 pas periodës së parë, ndërsa turqit arritën të krijonin një shkëputje në periodën e dytë të lojës. Ndeshja ishte e ekuilibruar deri në fund, aq sa 3 minuta para përfundimit, Zalgiris ishte vetëm 1 pikë pas turqve, por Galatasaray arriti të ruajë epërsinë duke fituar në fund me një +8. Pas kësaj humbjeje skuadra lituaneze i jep fund mundësive për t’u kualifikuar në play-off.

Panathinaikos kishte nevojë për një kohë shtesë për të mposhtur 92-81 turqit e Anadolou Efes në derbin ballkanas. Ky ishte suksesi i 10-të për skuadrën greke, ndërsa Anadolou pas kësaj humbje i jep lamtumirën play-off. Në Spanjë, ndërkohë Reali Madridid dhe Maccabi Tel Avivit u përballën në një klasike të basketbollit europian, me skuadrën spanjolle që mori fitoren e 12-të falë suksesit të ngushtë 80-75, ndërsa Maccabi aktualisht ka 6 fitore dhe 11 humbje dhe i nevojiten 3 fitore për të siguruar një vend në play-off.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat