Bashkimi vajton disfatën në kryeqytet, ia shtyn kualifikimin

Basketboll

Bashkimi vajton disfatën në kryeqytet, ia shtyn kualifikimin

Nga: Kemajl Goca Më: 17 janar 2017 Në ora: 19:39
Rugova e Biraj

Sigal Prishtina veç është e përshëndetur nga Liga Ballkanike, por e cila e pret takimin e fundit në Gjevgjeli me Kozuv-in, ndërsa Bashkimi nga Prizreni si vendas takohet me Teodo-n dhe aty kërkon edhe kalimin në rrethin tjetër. Prizrenasit nuk e shfrytëzuan rastin që të triumfojnë në Prishtinë ku edhe do të siguronin vizën për më tutje. Ata pësuan me rezultat 87:81 nga Sigal Prishtina dhe tani duhet të presin sfidën e fundit me Teodo-n. Basketbollisti Granit Rugova ka qenë ndër me të mirët dhe më i merituari për fitoren e Sigal Prishtinës ndaj Bashkimit.  Ai tha se synimi është të vazhdojnë me fitore dhe tani fokusin më të madh e kanë në kampionatin vendorë. “Ishte fitore jonë e lehtë. Bashkimi pati një pjesë të parë shumë të mirë dhe ikën në rezultat, por në çerekun e tretë me angazhim maksimal dhe lojë ekipore arritëm ta shkrijmë diferencën dhe të kalojmë në epërsi...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat