Veseli: Synojmë të shkojmë sa më lartë në Ligën Ballkanike

Basketboll

Veseli: Synojmë të shkojmë sa më lartë në Ligën Ballkanike

Nga: Kemajl Goca Më: 20 janar 2017 Në ora: 19:38
Alban Veseli

Peja ka siguruar kalimin në rrethin e dytë të Ligës Ballkanike në basketboll. KB Peja ka synime që të luftojë në tri fronte: për titull dhe Kupën e Kosovës, si dhe Ligën Ballkanike në baketboll. Pejanët janë lider në grupin B të Ligës Ballkanike, me gjithsej 15 pikë dhe me qetësi e presin takimin e fundit (xhiros së 10-të), ku ndeshen (me 25 janar) me ekipin nga kryeqyteti shqiptar, Tirana. Verdhezinjtë shënuan fitore të vështirë pas vazhdimeve me rezultat 80:75 ndaj Trepçës nga Mitrovica, në ndeshjen e parafundit të grupit B. Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, shprehet se kanë ekip të mirë dhe mëtojnë të shkojnë sa më lartë. “Mendoj se kemi ekip të komponuar mirë dhe atmosferë shumë të mirë. Do të provojmë të shkojmë sa më lartë në Ligën Ballkanike, por siç e dimë këtë vit për dallim nga vitet e kaluara, ekipet janë shumë më të forta. Këtë më së miri e dëshmon mos kalimi i grupit nga Sigal Prishtina, Trepça, ndoshta edhe Bashkimi të cilat kanë ekip mjaft cilësore”, tha Veseli për gazetën kombëtare “Bota sot”. Veseli e pranon se ka qenë një fitore shumë e vështirë në ballafaqim me...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat