FBK për një arsye në FIBA

Basketboll

FBK për një arsye në FIBA

Më: 30 janar 2017 Në ora: 15:48
Ilustrim

Më 1 dhe 2 shkurt 2017 në Munih të Gjermanisë do të mbahet një Punëtori (Workshop) e organizuar nga FIBA , me qëllim përgatitjen sa më të mirë të Federatave Nacionale për organizim të parakualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”. 

Federatën  e Basketbollit e Kosovës (FBK) në këtë event do ta përfaqësojnë, anëtari i Bordit dhe i Komitetit Ekzekutiv, Leart Hoxha dhe Fjolla Kllokoqi nga stafi i federatës.

Kosova në vitin 2016 ka debutuar në kualifikimet për Eurobasket 2017 dhe pavarësisht se nga 6 ndeshje të zhvilluara ka regjistruar po aq humbje, Përfaqësuesja jonë do të ketë të drejtë të marr pjesë në parakualifikimet për Kupën e Botës.

Në parakualifikime Kosova do të bëjë gara me Estoninë dhe Maqedoninë në Grupin C.

Skuadrat do të zhvillojnë ndeshje sipas sistemit vajtje – ardhje në muajin gusht dhe dy ekipet më të mira të grupit do të marrin pjesë në kualifikime për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Në kualifikime për Kupën e Botës marrin pjesë 32 kombëtare nga Evropa, kurse në Kupë të Botës do të marrin pjesë 12 ekipe nga kontinenti ynë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat