Rahoveci-Trepça, sfida e të tetës së finales

Basketboll

Rahoveci-Trepça, sfida e të tetës së finales

Më: 30 janar 2017 Në ora: 15:54
Basketbollistët e Trepçës

Të martën duke filluar nga ora 19:00 në palestrën “13 Qershori” në Therandë do të zhvillohet ndeshja e fundit e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës.

Më parë nga një vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës e kanë siguruar edhe Peja, Sigal Prishtina dhe Bashkimi.

Fituese e Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar është skuadra e Sigal Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat