Këndellen

Basketboll

Këndellen

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 17:10
James

Cleveland Cavaliers këndellet. Ata e kanë shkatërruar me rezultat 125:97  Minesota Timberwolves duke lënë pas shpine 8 humbjet e pësuara në muajin “e zi” të janarit. Isaiah Thomas ka qenë protagonisti kryesor i shfaqjes së Boston, në shtëpi kundër Toronto Raptors, teksa fitojnë edhe Clippers, Chicago, Indiana, New York, Miami, Detroit, Dallas dhe Utah në mbrëmjen e ngjeshur me ndeshje në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA.Protagonisti i mbrëmjes edhe një herë ishte Isaiah Thomas lideri i Boston, që fitoi me përmbysje ndaj Raptors. “IT” ishte i papërmbajtshëm në periodën e katërt ku shënoi 19 nga 44 pikët që realizoi gjatë gjithë ndeshjes.  Rezultatet: Cleveland – Minnesota 125-97, Boston – Toronto 109-104, Miami – Atlanta 116-93, Brooklyn – New York 90-95, Orlando – Indiana 88-98, Detroit – New Orleans 118-98, Dallas – Philadelphia 113-95, Phoenix – LA Clippers 114-124, Utah – Milwaukee 104-88, Denver – Memphis 99-119 e Golden State – Charlotte 126-111.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat