James Harden shënoi 41 pikë, por Houston Rockest e pësoi

Basketboll

James Harden shënoi 41 pikë, por Houston Rockest e pësoi

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 09:50
James Harden

Mbrëmë janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

E padyshim që takim më interesant u zhvillua në palestrën Toyota Center të Houston Rockets.

Ky i fundit ka pësuar humbje në minutat e fundit prej Atlanta Hawks me rezultat 113-108.

Basketbollisti më efikas te Hawks ishte Tim Hardaway me 33 pikë ndërsa Dwight Howard regjistroi ‘double-double’ në saje të 24 pikëve dhe 23 kërcimeve.

Te vendasit më i miri ishte i zakonshmi James Harden me 41 pikë, 8 kërcime dhe po aq asistime, por të cilat nuk ishin të mjaftueshme për fitore. Clint Capelas i mungoi edhe një kërcim që të regjistroi ‘double-double’ ndërsa shënoi 22 pikë.

Pas kësaj, Atlanta ka 29 fitore dhe 21 humbje ndërsa Rockets regjistroi 17 humbje dhe 36 fitore.

Rezultatet tjera:

Wizards 116-108 Lakers

Spurs 102-86 Philadelphia

L.A.Clippers 120-133 Golden State

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat