Delegacioni i FBK-së është pajisur me udhëzimet e duhura

Basketboll

Delegacioni i FBK-së është pajisur me udhëzimet e duhura

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 14:48
Një foto e përbashkët

Pas përfundimit të punëtorisë dy ditore të FIBA-s për marketing dhe komunikime për ndeshjet e kualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”, delegacioni i FBK-së është pajisur me udhëzimet e duhura për organizimin e ndeshjeve sipas standardeve të larta që kërkon FIBA në këto dy fusha.

Anëtari i Bordit dhe Komitetit Ekzekutiv të FBK-së Leart Hoxha dhe Fjolla Kllokoqi nga stafi i FBK-së përgjatë këtyre dy ditëve janë njoftuar me kërkesat dhe standardet e FIBA-s për marketing dhe komunikime, duke përfshirë transmetimet e ndeshjeve, marketingun në palestra dhe jashtë tyre, fushatat në media dhe në rrjete sociale dhe përvojat nga organizatat tjera sportive në Evropë në këto fusha.

Që nga kualifikimet e Kupës së Botës 2019, FIBA do të ketë një produksion qendror të ndeshjeve kualifikuese për të gjitha shtetet pjesëmarrëse, kurse federatat duhet ti përmbahen standardeve shumë të larta dhe rigoroze të FIBA-s për procedurat e akreditimit, organizimit të ngjarjeve për media para dhe pas ndeshjeve, dhe udhëzuesve për marketing.

FIBA do të mbajë edhe një punëtori për këto dy segmente të organizimit të ndeshjeve gjatë Eurobasketit në Stamboll.

Ndryshe, Kosova do të garojë fillimisht në para kualifikime për Kupën e Botës 2019 në muajin gusht, ku do të bëjë gara në grup me Estoninë dhe Maqedoninë. Dy ekipet e para nga ky grup do të garojnë në kualifikime për “Kina 2019”, që fillojnë në nëntor të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat