Rrahje dhe gjuajtje me ulëse pas një ndeshje basketbolli

Basketboll

Rrahje dhe gjuajtje me ulëse pas një ndeshje basketbolli

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 10:26
Pamje nga ndeshja

Katër persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi që të njëjtit në shenjë revolte pas humbjes së ekipit të tyre në një ndeshje basketbolli, kanë thyer ulëse dhe janë përleshur me shikuesit kundërshtarë.

Sipas Policisë, dy prej tyre kanë thyer 10 ulëse duke i gjuajtur në fushë sporti, ndërsa, dy të tjerët janë përleshur me shikuesit kundërshtar.

Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat