Prishtina pa fije respekt për rivalin vendorë, Golden mezi triumfoi

Basketboll

Prishtina pa fije respekt për rivalin vendorë, Golden mezi triumfoi

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 11:02
Pamje nga një ndeshje

Me përballjen ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit që është zhvilluar në Gjakovë është përmbyllur edhe xhiroja e XVII e Superligës së Kosovës në basketboll. Dueli në mes Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit ka përfunduar me fitore të ekipit nga Theranda me rezultat të ngushtë 70:69 (16:20, 16:19, 24:18, 14:12). Kevin Brown me 18 pikë, Ergon Grosha me 17 dhe Christopher me 16 pikë ishin më të dalluarit te Golden Eagle Ylli, kurse te Rahoveci më së shumti kanë regjistruar Muhamed Hasani, Besnik Shkarku dhe Taylor Deihl. Që të tre këta basketbollistë kanë realizuar secili nga 14 pikë. Ndërkaq po të dielën Sigal Prishtina ka triumfuar në ballafaqiim me Kerasan Prishtinën me shifrat 114:61 (28:12, 25:17, 25:17, 36:15), si dhe Bash

Më të dalluarit te kampionët në fuqi të Kosovës ishin Nenad Deliq me 19 pikë, Fisnik Rugoba me 18 dhe Urim Zenelaj me 17 pikë, raporton FBK.

Te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Rinor Ahmeti me 18 pikë, Genc Gashi me 12 dhe Ermir Gashi me 12 pikë.

Ndërkohë Bashkimi ka shënuar fitore kundër Vëllaznimit me rezultat 90:59 (22:12, 27:21, 17:15, 24:11).

Koshashënuesi më i mirë te Bashkimi ishte Marko Popoviq me 24 pikë, kurse Kayel Locke ka shtuar 19 pikë dhe Edmond Kryezoi kontribuoi me 15 pikë. Te Vëlllaznimi më së shumti pikë ka regjistruar Beq Kovaqi, gjithsej 22 sosh.

Rezultatet

S. Prishtina-K. Prishtina 114:61

Trepça-Peja 83:65

Bashkimi-Vëllaznimi    90:59

Rahoveci-G. Ylli 69:70

Tabela

1.Sigal Prishtina  16 14 2      30

2. Trepça    17     12     6       12     28

3. Bashkimi         15     12     3       27

4. Peja        14 11 3      25

5. Golden Eagle Ylli      17     8       9       25

6. Rahoveci         15     6       9       21

7. Vëllaznimi       17     2       15     19

8. Kerasan Prishtina     17     0 17  17

Në javën e ardhshme, takohen: Peja-Kerasan Prishtina, Vëllaznimi-Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli-Bashkimi dhe Trepça-Rahoveci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat