KB Peja transferon dy basketbollistë

Basketboll

KB Peja transferon dy basketbollistë

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 08:09
KB Peja

KB Peja ka njoftuar se ka nënshkruar me basketbollistët Slobodan Miljanic dhe Robert Abramovic

Skuadra e KB Pejës ka njoftuar se ka nënshkruar me dy basketbollistë, malazezin Slobodan Miljanic dhe sllovenin Robert Abramovic.

Miljanic luan në pozitën e krahut dhe është i gjatë 201 cm. Ishte pjese e NCAA deri në vitin 2013 tek ekipi Lynn.

Pastaj karrierën e vazhdojë në Zvicër tek ekipi Fribourg Olympic. Sezonin e fundit ishte pjesë e ekipit sllovak, Prievidza ku ishte edhe pjesëmarrës në FIBA Europe Cup.

Ndërsa slloveni Robert Abramovic luan ne pozitën e organizatorit. Ai ka një përvojë në Supërligën sllovene dhe atë austriake tek ekipet si: Skofja Loka, Raiffaisen Graz, Zlatorog Lasko, Raiffeisen Panthers, Grusuplje, Hopsi Polzela.

Së fundmi ai ishte pjesë e ekipeve maqedone Kozuv dhe Zabok.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat