Zekiqi: Do të luftojmë deri në fund për titull

Basketboll

Zekiqi: Do të luftojmë deri në fund për titull

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 11:04
Samir Zekiqi

Trepça është në vend të dytë me 28 pikë, ka një takim më shumë se kampioni në fuqi dhe lideri Sigal Prishtina që ka 30 pikë të mbledhura pas 17 jave të luajtura në elitën e basketbollit. Basketbollistët e  Trepçës janë të trimëruar pas fitores bindëse me rezultat 83:65 kundër Pejës dhe besojnë e shpresojnë se mund të fitojnë trofe gjatë këtij edicioni. Mitrovicasit tani janë me pak të ngarkuar pas eliminimit nga garat e Ligës Ballkanike, por synimi i tyre është të fitojnë njërën nga trofetë: titullin ose Kupën e Kupës.  Ndër basketbollistët më të mirë në petkun e mitrovicasve, Samir Zekiqi,  tha se fitorja ndaj Pejës ka ngritur edhe më shumë motivin. “Normal që është motiv shtesë, se na ka ndihmuar shumë kjo fitore, kështu që do të luftojmë deri në fund për titullin e kampionit”, tha Zekiqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. A keni pritur fitore bindëse ndaj Pejës që në një formë hiqej si favoritë në letër? “Kemi hyrë për të luajtur lojë të fortë dhe ta japim maksimumin për çdo moment”, tha ai, por vëmendjen e ka të takimi i Kupës së Kosovës, kur dihet se në këtë garë të çmueshme janë: Sigal Prishtina, Peja, Trepça dhe Bashkimi. “Do të hyjmë për të arritur qëllimet tona, e dimë se do të jetë mjaft vështirë”, thotë Zekiqi. Ku është forca e Trepçës? “Angazhimi maksimum për çdo moment dhe besoj se kjo do të shpërblehet në fund”, deklaroi Zekiqi, i cili me ekipin e tij përgatiten për ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat