FIBA gëzon klubet e Kosovës

Basketboll

FIBA gëzon klubet e Kosovës

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 17:46
Ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të mërkurën me fillim nga ora 12:00 në zyre të saj do të bëjë shpërndarjen e topave Molten, madhësia 5 (mini-basket topa) për klubet e Ligës U-12. Topat janë donacion i FIBA-s për FBK-në.

Emrat e klubeve që do të përfitojnë nga ky donacion i FIBA-s: 
1. Vushtrria Basket 
2. Kerasan Prishtina 
3. Alba Basket 
4. Rahoveci 
5. M Junior Prishtina 
6. Peja DT 
7. Vëllaznimi 
8. Kalaja 
9. New Basket 
10. Istogu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat