Peja nuk ka rrugë tjetër përveç fitores

Basketboll

Peja nuk ka rrugë tjetër përveç fitores

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 15:07
Basketbollistët e Pejës

Peja sot është nikoqire e Kumanovës në ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në palestrën "Karagaçi" në kuadër të grupit D në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Verdhezinjtë duhet ta fitojnë këtë ndeshje pas humbjes në Tivat nga Teodo në javën e kaluar. Peja nuk luajti mirë në Mal të Zi, por në folenë e saj pritet të përmirësohet dhe për ta bërë këtë skuadra verdhezi llogarit në Veselin, Rundles-in, Dahlman-in dhe Billie-n, raporton FBK.

Pejanët do të përpiqen të luajnë shumë fortë, sepse edhe një humbje eventuale do t'ua bëjë "jetën të vështirë" në grup.

Në anën tjetër Kumanova javën e kaluar e ka bërë një punë shumë të mirë pasi e ka mposhtur Karpos Sokoli-n. Kjo fitore e ka vënë ekipin maqedonas në një pozitë shumë të mirë dhe me një triumf eventual në Pejë, Kumanova do ta siguronte qysh tani pozitën e parë në grup. Kjo mund të ndodh nëse e mundin Pejën dhe Teodo triumfon ndaj Karpos-it. Përvoja kësaj radhe është në anën e Kumanovës, pasi në Roster ata llogaritin në lojtarët si Mijatoviq, Pekoviq, Zivanoviq dhe Janeski, të cilët pritet të bëjnë çdo që për t'u larguar me fitore nga qyteti i Pejës.

Duhet theksuar se Peja është e vetmja skuadër që është kualifikuar për në fazën e dytë të Ligës Ballkanike (BIBL), ndërsa një gjë të tillë nuk kanë arritur ta bëjnë kampionia e dyfishtë e kësaj gare, Sigal Prishtina, pastaj Bashkimi dhe Trepça.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat