Westbrook i pamëshirshëm për kampionin

Basketboll

Westbrook i pamëshirshëm për kampionin

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 13:13
Rusell Westbrook në aksion

Basketbollisti Rusell Westbrook konfirmohet si një nga më të mirët në NBA duke lënë në hije edhe tre yjet e Cleveland-it. Me 29 pikë, 11 asistim, MVP-ja i All Star Game gjatë dy viteve të fundit ishte heroi i padisktueshëm në suksesin që arriti Oklahoma City Thunder me rezultatin 118:109, përballë kampionëve në fuqi të Cleveland Cavaliers. Për herë të 26-të në këtë sezon, Westbrook arriti shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës.  Te skuadra nga Ohio më i miri ishte Irving me 28 pikë. Në “Chesapeake Energy Arena” ishte mbrëmja e atij që mund të konsiderohet pa frikë si basketbollisti më i mirë i këtij sezoni, Rusell Westbrook, i cili udhëhoqi Oklahomën drejt fitores së parë në këtë sezon ndaj një prej 3 skuadrave më të forta të NBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat