Rugova: Jemi stabilizuar

Basketboll

Rugova: Jemi stabilizuar

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 19:01
Fisnik Rugova

Katër ekipet më të forta në elitën e basketbollit, Sigal Prishtina, Peja, Trepça nga Mitrovica dhe Bashkimi nga Prizreni, përgatiten për ngjarjen e madhe të Kupës së Kosovës e cila do të zhvillohet me 17-19 shkurt në palestrën e sportit ‘Minatori’ në Mitrovicë. Në gjysmëfinale do të ndeshen Trepça-Sigal Prishtina dhe Bashkimi-Peja, të cilat luhen me 17 shkurt dhe pas dy ditëve finalja. Sigal Prishtina futet me misionin e qartë për ta mbrojtur trofeun e Kupës së Kosovës.  Prishtinasit mobilizohen për sfidën me Trepçën e cila konsiderohet si jashtëzakonisht e vështirë kur dihet se mitrovicasit e kanë përparësinë e terrenit, pasi që janë organizatorë të kësaj ngjarje të madhe. Basketbollisti i kampionit në fuqi, Sigal Prishtina, Fisnik Rugova, shprehet optimist se do të arrijnë të gjitha trofetë vendorë. Ai tha se janë mirë të përgatitur dhe në formën e duhur. “Jemi rikthyer në formë mjaft të mirë sidomos para ndeshjeve të kupës. Kemi punuar shumë sidomos me trajnerin e ri i cili e njeh shumë mirë basketbollin. Besoj që do të vazhdojmë kështu deri në fund”, thotë Rugova për gazetën kombëtare “Bota sot”. Basketbollisti beson se do të jenë në ritmin më të lartë në përballjen gjysmëfinale. A konsideroni se do të jetë terren i nxehtë Mitrovica? “Po, një gjysmëfinale e fortë, pasi që edhe ndeshja luhet në Mitrovicë. Duhet...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat