Euroleague, Galatasaray “fundos” Barcelonën

Basketboll

Euroleague, Galatasaray “fundos” Barcelonën

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 12:57
Euroleague

Barcelona mori një goditje të rëndë nga Gallatasaray në raundin e 22-të të ndeshjeve të sezonittë rregullt në Euroligën e Basketbollit. 62-69 përfundoi sfida në “Palau Blaugrana” në prani të rreth 4500 spektatorëve, me skuadrën katalanase që praktikishit mbetet jashtë zonës “play Off” me këtë humbje të katërt radhazi. Sukses prestigji ky për skuadrën turke, që mbetet një nga skuadrat më të dobëta të këtij sezoni. Më i miri mbi parket rezultoi izraeliti Tyus me 19 pikë e 9 ribaund, ndërsa për Barcën nuk mjaftuan 18 pikët e Vezenkov. Siguroi fitoren e 16-të sezonale Olympiacos, që iu imponua 73 – 64 Zalgiris Kaunas. Printezis me 17 pikë dhe 10 ruikuperime udhëhoqi skuadrën greke drejt këtij suksesi, që ishte i treti radhazi. lituanezët ruajtën ekulibrat vetëm gjatë pjesës së parë, që përfundoi 35-35 ndërsa në dy periodat e fundit i lëshoi shumë terren Olympiacosit që e mbyll takimin me 9 pikë diferencë. Gjithsesi Zalgiris Kaunas ka ende shanse për zonën play Off. Darussafaka Dogus triumfoi 72 – 65 në derbin e Turqisë ndaj Fenerbahces. Në “Volkswagen Arena” të Stambollit, ku ishin të pranishëm rreth 500 spektatorë, spikati Clyburn me 20 pikë, duke fituar duelin personal me Bogdanovic të Fenerbahces, që realizoi 18 pikë. Gjithsesi kjo humbje nuk e rrezikon Fenerbahcen që pozicionohet në vendin e katërt, ndërsa Darussafaka mbetet pas Anadolu Effes, që mban vendin e fundit në zonën Play Off.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat