LeBron dhe Irving dhurojnë spektakël

Basketboll

LeBron dhe Irving dhurojnë spektakël

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 12:09
LeBron

Ndeshje spektakolare mes Cleveland Cavaliers dhe Denver Nuggets, me kampionët në fuqi të NBA, që fituan 125-109 në Ohio, pas një sfide ku u shënuan në total 234 pikë. Lebron James dhe Kyrie Irving ishin dy udhëheqësit e Cavaliers mbi parket, teksa shënuan të dy nga 27 pikë duke “zvenitur” lojën e mirë të Denver në këtë përballje.

Nuggets e nisën mirë takimin pasi e mbyllën 12 minutëshin e parë me një epërsi 33-28, por në fillimin e së dytës Cleveland arriti të marrë shumë shpejt kryesimin me rezultatin 41-37. Jokic me një goditje për 3, afroi rezultatin në 41-40, por përpara pushimit Cavaliers zgjatën shifrat deri në 59-55.

Një goditje për 3 e Irving në periodën e tretë coi rezultatin në 62-55. Ky ishte dhe fraksioni që bëri diferencën me James që falë lojës së tij rriti epërsinë e Cleveland deri në 92-78. Pikërisht James ishte protagonist dhe në pjesën e fundit të lojës, me Cavaliers që ruajtën të njëjtën diferencë sigurie deri në fund për suksesin 125-109  ndaj Denverit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat