Një fitore e madhe e New York-ut

Basketboll

Një fitore e madhe e New York-ut

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 11:28
Pamje nga ndeshja

Një fitore e madhe e New York Knicks ndaj një prej ekipeve më të forta në NBA, San Antonio Spurs. Në Madison Square Garden, paraqitja fantastike e Kawhi Leonard nuk i mjaftoi skuadrës nga Teksas që pësoi një tjetër humbje në këtë sezon pasi u mposht nga ekipi vendas me rezultat 94:90.

Carmelo Anthony me shokë rikthehet te fitorja pas katër humbjesh radhazi. Me 25 pikë dhe 7 kërcime, Melo ishte më i miri mbi parket për skuadrën vendase edhe pse pikëshënuesi më i mirë i sfidës rezultoi Kawhi Leonard me 36 pikë. Kjo ishte humbja e 13-të në 54 takime gjithsej për skuadrën e Gregg Popovich me San Antonion që gjithsesi nuk e rrezikon vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Triumfon edhe Minnesotta Timberwolves që mposht Chicago Bulls 117:89. Për të udhëhequr Minnesottan drejt fitores numër 21 këtë sezon, menduan Andrew Wiggins që realizoi 27 pikë, ndërkohë edhe Karl Anthony Towns shtoi 22 të tjera, pa harruar edhe paraqitjen e mirë të spanjollit Ricky Rubio që i ndihmoi skuadrën me 17 pikë dhe 11 asistime.

Një tjetër befasi mund të quhet edhe humbja e Toronto Raptors, që në Air Canada Center pësoi nga Detroit Pistons 101:102. Me këtë disfatë skuadra kanadeze zvogëlon gjasat për të zënë Cavaliers që mbajnë vendin e parë në Konferencën e Lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat