Denveri befason Golden Staten Warriors

Basketboll

Denveri befason Golden Staten Warriors

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 12:33
Pamje nga ndeshja

Në Pepsi Center skuadra nga Colorado, Denver e mposhti me shifrat e thella 132:110 Golden State. Kjo ishte disfata më e thellë për Warriors në këtë sezon dhe njëkohësisht, humbja e 9-t sezonale, që këtë herë vjen pas 55 ndeshjesh ndërkohë që sezonin e kaluar Golden State, 9 humbje i pësoi në 82 takime duke vendosur një rekord absolut sa i përket sezonit të rregullt. Më i miri mbi parket për Denver-in ishte spanjolli Hernangomez autori i 27 pikëve, ndërkohë që një paraqitje super bëri edhe serbi Nikola Jokic i cili koleksionoi në total 17 pikë. Denveri në këtë ndeshje regjistroi 24 trepikësha nga 40 tentativa në total duke barazuar rekordin e Houston Rockets. Në hije yjet e Warriors me Kevin Durant që ishte i vetmi që arriti kuotën e 25 pikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat