Haxhiu: Numër 1 janë ‘Torcida’, Trepçën e shoh në finale

Basketboll

Haxhiu: Numër 1 janë ‘Torcida’, Trepçën e shoh në finale

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 19:22
Valdrin Haxhiu e Edmond Azemi

Të premten dhe të dielën përkatësisht me 17 e 19 shkurt, qyteti i Mitrovicës do të jetë mikpritës i Kupës së Kosovës në basketboll! Të premten do të zhvillohen gjysmëfinalet e ndeshjeve të Kupës së Kosovës, ku takohen Bashkimi-Peja (16.00) dhe Trepça-Sigal Prishtina (20.00). Dy ndeshje të forta apo përplasja e rivalëve të vjetër, që është vështirë të parashikohet se cila do të jetë në finalen e madhe, ani se nga njohësit e kësaj loje konsiderohen se Sigal Prishtina dhe Peja do të avancojnë tutje, gjithnjë duke u bazuar në kualitetin e tyre. 

Trepça ka përparësinë e fushës së saj dhe shpreson se do të arrijnë në finale. Palestra e sportit ‘Minatori’ në Mitrovicë, pritet të jetë e stërmbushur me shikues dhe të shohin lojëra të mira, mbi të gjitha le të mbizotërojë fryma e korrektësisë ndërmjet ekipeve, si dhe tifozëve që do të jenë në tribuna. Basketbollisti i Trepçës, Valdrin Haxhiu, tha se sfida me Prishtinën gjithmonë ka zgjuar kureshtje e madhe të tifozëve. “Ndeshja kundër Prishtinës, si gjithmonë ka interesim të madh nga shikuesit, si dhe për ne lojtarët që të kemi një qasje krejt ndryshe, duke ditur rivalitetin mes nesh, presim një lojë shumë të fortë. Takimet e Kupës dallojnë nga kampionati, sepse gabimet nuk falen, kështu që ne jemi të përgatitur maksimalisht dhe do të japin gjithçka nga vetja, duke shpresuar në fitore”, tha Haxhiu për gazetën kombëtare “Bota sot”. Mitrovicasit kanë edhe përkrahjen e jashtëzakonshme të tifozëve ‘Torcida’ dhe si...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat