Kuvendi i FBK-së të dielën, ja për çfarë diskutohet

Basketboll

Kuvendi i FBK-së të dielën, ja për çfarë diskutohet

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 15:03
Topi i basketbollit

Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) do të mbahet më 19 shkurt (e diel) në sallën e Asamblesë Komunale në Mitrovicë duke filluar nga ora 14:00. Në Kuvendin e Punës, krerët e FBK-së do të raportojnë para delegatëve për veprimtarinë e punës së vitit 2016. Ndër pikat e rendit të ditës janë: Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i datës 07.06.2016, raporti i Punës së FBK-së për vitin 2016, raporti i Punës së ekipeve kombëtare të Kosovës për vitin 2016, raporti Financiar dhe Auditimi për vitin 2016, plani i Punës dhe Draft-Buxheti për vitin 2017 dhe miratimi i Rregullores së Arbitrazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat