Prishtina-Peja, finalja e Kupës së Kosovës

Basketboll

Prishtina-Peja, finalja e Kupës së Kosovës

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 00:37
Prishtina - Trepça

Sigal Prishtina do të përballet me Pejën në finalen e Final Four të Kupës së Kosovës në basketboll. Bardhekaltërit në një atmosferë spektakolare e kanë bërë për vehte “El Clasicon” e basketbollit të Kosovës duke mundur në gjysmëfinale nikoqirin Trepçën me rezultat 56:50.

Në një ndeshje me jo shumë pikë Trepça nuk arriti të ndalte kampionin në fuqi të Kosovës pavarësisht që kishte përkrahjen e parezervë të ‘Torcidës”. Në anën tjetër ‘Plisat” kishin arritur me pak vonesë në palestrën “Minatori” por pas pjesës së parë pas një fërkimi që patën dy tifozeritë organizatorët vendosën që të largojnë nga palestra ultra tifozët e Sigal Prishtinës.

Mtrovicasit çerekun e parë e mbyllën në epërsi minimale falë një serie prej 10:0. Ndërkohë Sigal Prishtina u ngjall në pjesën e dytë kur arriti të pranonte vetëm 6 pikë, duke shënuar në koshin e mitrovicasve 15 pikë.

Çereku i tretë ishte i barabartë megjithatë prishtinasit po luanin më qetë pasi kishin epërsi nga pjesa e parë dhe po arrinin ta administronin mjaft mirë.

Në çerekun e fundit Trepça edhe me ndihmën e “Torcidës” u përpoq të shkaktonte befasi, megjithatë bardhekaltërit u ttreguan më të qetë dhe arritën që ta ruajnë epërsinë dhe në fund të shënojnë fitore të merituar për të depërtuar në finale e madhe.

Basketbollisti më i dalluar te Trepça ishin Jeremy Wise me 18 pikë, 2 kërcime dhe 1 asisitim, kurse te Sigal Prishtina më I efektshmi ishte Jabarie Hinds me 16 pikë dhe 1 kërcim.

Të dielën mbrëma në Mitrovicë do të luhet finalja e madhe e Kupës së Kosovës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës me transmetim direkt në Supersport dhe Supersport Kosova që do të jetë një reprizë nga finalja e vjetme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat