“Antipasta” e All Star Game, Bota mposht 150-141 USA-n

Basketboll

“Antipasta” e All Star Game, Bota mposht 150-141 USA-n

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 15:50
ilustrim

Sfida mes yjeve që po shkëlqejnë në basketbollin amerikan hapi zyrtarisht fundjavën e All Star Game. Si gjithmonë, baskebollistët që janë në vitin e parë apo të dytë në NBA dhuruan spektakël në fazën sulmuese. Në “Smoothie King Center” në New Orleans, skuadra ndërkombëtare mposhti 150 – 141 Amerikën, në një sfidë që ofroi realizime fantastike, pa i kushtuar shumë vëmdendje mbrojtjes. Pas një pjesë të parë më të ekuilbruar, grupi i basketbollistëve ndërkombëtare, i udhëhequr nga letonezi Porzingis, tentoi të shkëputej, por u arri shumë shpejt falë paraqitjes mbresëlënëse të Towns.

Në pjesën e dytë talentet ndërkombëtarë e rritën ndjeshëm ritmin, duke shkuar deri plus 19 pikë. Gjithsesi në periodën e fundit diferenca u ngushtua falë koshave të Kaminskit e Somons,  për të dhuruar një finale të jashtëzakonshme.

Për skuadrën e Botës shpërtheu Jamal Murrray, që realizoi në total 36 pikë, duke u treguar i saktë sidomos me gjuatjet nga distanca.

Kjo ishte një përballje antipastë që do t’i lërë vend përballjes së më të fortëve të NBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat