Hajrizi: Shpresojmë që mos të jetë trofeu i fundit!

Basketboll

Hajrizi: Shpresojmë që mos të jetë trofeu i fundit!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 19:27
basketbollistët e Sigal Prishtinës

Sigal Prishtina festoi triumfin në Kupën e Kosovës në basketboll. Bardhekaltrit në finale dëshmuan lojë më të mirë dhe e mposhtën rivalin e vjetër, Pejën me rezultat 77:66. Basketbollisti më i mirë i finales, Drilon Hajrizi, u shpreh për gazetën kombëtare “Bota sot” se shpreson që mos të jetë trofeu i fundit për këtë edicion për Sigal Prishtinën. Hajrizi ishte protagonist i triumfit në finale dhe beson se do ta mbrojnë edhe titullin e kampionit. Hajrizit i takoi edhe epiteti i MVP-së. “Të them të drejtën kemi filluar sezonin shumë më shumë probleme, por arritëm para fazave përfundimtare të mobilizohemi dhe ta fitojmë këtë trofe, që shpresoj të mos jetë i fundit. Të gjitha ekipet kanë treguar basketboll cilësorë dhe me të vërtetë ka qenë shumë vështirë. Por ia arritëm me fondin të cilin e kemi dhe kemi qëndruar të bashkuar deri të fishkëllimën e fundit dhe ajo na bëri të dalim fitimtar”, thotë Hajrizi.  Sigal Prishtina është lider edhe në kampionat dhe është prej konkurrentëve kryesor për titullin e  kampionit. A e sheh Prishtinën në luftë për të gjitha trofetë? “Po, nëse arrijmë të qëndrojmë të bashkuar me një relacion të shkëlqyer ndërmjet vete, me kualitet që kemi mendoj që jemi ndër favoritët kryesor për titull”, tha ai. Hajrizi vlerëson se do të jetë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat