Adea me disa telashe në Suedi

Basketboll

Adea me disa telashe në Suedi

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:03
Kombëtarja e Kosovës U-18

Basketbollistja e talentuar nga Kosova, Adea Kastrati, anëtare e ekipit suedez Helsingborg, ka disa telashe dhe kjo e rrezikon që mos të paraqitet në pjesën pranverore. Anëtarja e kombëtares së Kosovës U-18 ka disa lëndime dhe që e shqetësojnë së tepërmi. “I kam disa lëndime në kraharorin e djathtë, kështu pas disa mjekimeve javën e ardhshme do të shkojë në not, me futur në lëvizje më shumë krahun. Edhe pse kam lëndime, ushtrime nuk i ndali, por disa ushtrime që ngarkojnë krahun më shumë, nuk me lënë trajnerët mi zhvilluar stërvitjet që t’i shmangen edhe më shumë problemeve. Pres që pas pak, të rikthehem ashtu siç është më së miri”, tha Adea për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Dëgjohen zëra se ju nuk dëshiron të jeni në kombëtaren e Kosovës, sa është e vërtet kjo? “Nuk është e vërtetë. Kombëtarja e Kosovës ka qenë dhe do të jetë e para dhe e vetmja për mua. Unë gjithnjë jam në kontakt me trajneren Kimete Haliti.

Në fund të këtij muajit ose në fillim të marsit do t’ia fillojnë grumbullimet. Besoj që këtë vit kemi me kaluar më mirë se vitin e kaluar. Vitin e kaluar kemi pas probleme, mungesa e disa lojtareve që u lënduan, si psh: Edita Lutfiu”, përgjigjet Adea.  A mendoni se gjithnjë po shtohet rivaliteti në Ligën e Suedisë? “Pa rivalitet nuk është interesant, unë mendoj që për çdo ditë shtohet rivaliteti më shumë dhe më shumë. Prej rivalitetit të madh besoj që çdo sportist motivohet për me ushtruar shumë. E kam fatin që gjendem në Suedi, ku konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe, si dhe me fat jam të takoj lojtare që luajnë në përfaqësuese të shteteve të ndryshme”, thotë Adea.  Ku mendoni ta vazhdoni karrierën, në Helsingborg apo? “Njëra nga ekipet që më kërkojnë është Malmo. Aty ka interesim të madh për mua, kurse janë disa kushte që mi afrojnë, sigurisht më të mira se gjithë kund tjetër”, përgjigjet basketbollistja e talentuar që luan në pozitën e organizatores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat