Ligjëron slloveni në seminarin për trajnerët e Kosovës

Basketboll

Ligjëron slloveni në seminarin për trajnerët e Kosovës

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 15:52
Gjatë një këshillimit

Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) prej 23 deri më 25 shkurt do të mbahet seminari për trajnerë të basketbollit.

Në këtë seminar do të ligjeroj trajneri i mirënjohur slloven, Tone Krump, njëherësh edhe instruktor i FIBA-s. Krump është emër i njohur për basketbollin kosovar, pasi që vitin e kaluar ka ligjeruar në Kursin Intensiv për Trajnerë të organizuar nga FBK, Solidariteti Olimpik dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (FBK).

Pjesëmarrja është e obligueshme për të gjithë trajnerët e klubeve që bëjnë gara në kuadër të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat